Manjani: Krimi në rrugë dhe ai në zyrat e shtetit duhet të ndëshkohet

Reforma në drejtësi duhet të bëjë të mundur që krimi i rrugës dhe ai në zyrat e shtetit të ndëshkohen. Kështu u shpreh sot ministri Ylli Manjani gjatë një tryeze të Unionit të Prokurorëve për refotrmën në drejtësi.

Ministri i Drejtësisë theksoi se ka ardhur koha “për ta kopsitur këtë sistem”.

“Për shërbimin e prokurorisë ka qenë e qartë: zbardhini dosjen dhe bashkë me të dhëmbët çdo zyrtari që abuzon. Patjetër! Ministër apo çfarëdo qoftë ai apo jo. Nëse prokurorët stepen para abuzuesit, sigurisht që nuk ka reformë që i bën fajde kësaj gjëje. Elementi njerëzor është i rëndësishëm, por nuk është kryesori. Duhet ta qepim këtë sistem, ta kopsitim që të mos na rrjedhë asgjë”, tha ai.

Manjani tha se reforma në drejtësi do të rikthejë besimin te sistemi.

“Krimi në rrugë dhe ai në zyrën e shtetit duhet të ndëshkohen. Po e bëri këtë, prokuroria e ka zgjidhur çështjen e besimit që mungon sot”, tha Manjani.

Gjatë fjalës së tij para përfaqësuesve të organit të akuzës, Manjani tha se prokurorët që kryejnë me përgjegjshmëri punën e tyre gëzojnë mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button