fbpx

Horoskopi ditor, e diel 17 tetor 2021

Dashi

Marrëdhënia me partnerin/en tuaj do jetë më e mirë gjatë kësaj dite. Do ndiheni për mrekulli dhe do e shfrytëzoni çdo sekondë. Beqarët do jenë në humorin e duhur dhe do ndihen gati për të filluar një lidhje me këdo që do i joshe. Në planin financiar ka ardhur koha të ndërmerrni edhe disa rreziqe në mënyrë që ta stabilizoni situatën. Tregoni kujdes për shëndetin tuaj.

Demi

Ditë e kontraktuar do të jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Debatet do të mbizotërojnë, por që do zgjidhen shpejt. Mundohuni të mos mbani të fshehta. Beqarët do realizojnë takime interesante të cilat do ua shtojnë akoma më tepër dëshirën për të ndryshuar statusin. Buxheti do varet nga sjellja juaj kohet e fundit. Po keni bërë çmenduri do keni vështirësi.

Binjakët

Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit keni pasur vështirësi e debate, edhe kjo ditë do të jetë po njësoj. Nëse nga ana tjetër marrëdhënia mes jush është e ngrohtë, nuk do keni asnjë problem. Beqarët ka shume gjase ta gjejnë me shpejt nga sa mendonin njeriun e tyre të zemrës. Për financat klima do të jetë e mirë, do mund të arrini gjithçka që keni menduar. Kujdesuni më shumë për shëndetin tuaj. Nëse e lini për më vonë, do keni probleme të mëdha.

Gaforrja

Ka rrezik që të mbani distancë me partnerin/en tuaj sot për shkak të disa mosmarrëveshje që keni pasur kohët e fundit. Asgjë nuk është si më parë, por ama me këtë sjellje nuk do zgjidhni problemet. Beqarët do jenë të vendosur të mos ndalen derisa ta bëjnë për vete një person. Financat do fillojnë të kenë disa përmirësime të vogla të cilat duhet t’i shfrytëzoni sa më shumë.

Luani

Bashkëpunimi dhe përkujdesi do mbizotërojë në jetën tuaj në çift. Do ndiheni mjaft mirë pranë partnerit/es dhe do i shprehni më tepër ndjenjat. Beqarët do jenë më këmbëngulës megjithatë është e kotë. Asnjë nuk do t’ju ngroh. Jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Financat do jenë delikate dhe nuk do arrini dot të kryeni as shpenzimet më të domosdoshme.

Virgjëresha

Do keni një dite të bukur dhe emocionuese ju të dashuruarit. Së bashku me partnerin/en do përjetoni eksperienca të reja. Beqarët do jenë të pafat në dashuri kështu që kot sa të mundohen për të kërkuar një person. Ne planin financiar duhet të kërkoni ndihmë sa më parë në mënyrë që të dilni nga situata delikate ku jeni futur.

Peshorja

Do jetë ditë pozitive. Do merreni vesh për gjithçka ju q ëjeni në një marrëdhënie dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë ende vetëm sepse ndihen mirë edhe ashtu si janë. Të ardhurat do kenë përmirësime të konsiderueshme. Do arrini të shlyeni edhe borxhet. Mire është që hua të mos jepni në asnjë mënyrë.

Akrepi

Mërzitje dhe dyshime. Ditë aspak e favorshme për ata që janë çift. Flisni sa më parë me njëri-tjetrin për të zgjidhur gjithçka. Beqarët nuk do jenë të bindur nëse duhet të hedhin hapa apo jo dhe mund të refuzojnë mundësi të mira. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni rripin sa më shumë sepse në të kundërt do gjendeni shpejt në vështirësi. Bëni stërvitje, që të keni një shëndet më të mirë.

Shigjetari

Ditë e ngrohte dhe e mbushur me momente të veçanta për ata që janë në një lidhje. Shfrytëzojeni në maksimum. Beqarët do kenë që në mëngjes dashuri me shikim të parë. Zemra do ju rrahë fort dhe dridhjet do fillojnë. Në planin financiar gjendja do jetë më e mirë se kohet e fundit dhe kjo për shkak të masave që keni marrë së fundmi.

Bricjapi

Do ndodh një stuhi e furishme në jetën tuaj në çift. Do keni debate dhe konflikte te njëpasnjëshme, të cilat do ju bëjnë të ndiheni keq. Beqarët më mirë të qëndrojnë edhe pak vetëm sepse mundësitë nuk do jenë ashtu si i kanë ëndërruar. Financat do jenë delikate. Edhe shpenzimet më të domosdoshme duhet t’i kryeni me maturi.

Ujori

Ditë e ndërlikuar, debatet do të mbizotërojnë për ata që janë çift. Do prekni disa tema delikate të së shkuarës të cilat gjithmonë kanë ndezur zjarre. Beqarët nuk duhet të kërkojnë të pamundurën sepse mund të lëndohen nuk do arrijnë asgjë të mirë. Buxheti do jetë në një gjendje më të mirë se më parë. Përfitoni për të bërë disa shpenzime të nevojshme.

Peshqit

Do dilni nga realiteti gjatë kësaj dite dhe ka rrezik të bëni gabime të njëpasnjëshme. Asnjë moment nuk do jete ashtu si e kishit ëndërruar gjithë këto kohe. Beqarët do jenë më të shoqërueshëm dhe do realizojnë njohje të shumta. Financat do përmirësohen ndjeshëm falë një shume të ardhurash që do merrni si kompensim i një pune të kryer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button