Tetova vazhdon të mbetet qytet më i ndotur, masat vonohen

Edhe sot matësja e kualitetit të ajrit e cila mund të shihet në këtë link, tregon se qyteti i Tetovës mbetet një ndër qytetet më të ndotura në vend me sasi të lartë të grimcave M10 të cilat janë më të rrezikshmet për shëndetin tonë. Sa për ilustrim koncentrimi maksimal i lejuar i PM10 në ajër është 50 mikrogramë në një metër kub. Tetova është pesë herë më e ndotur dhe atë me 220.44 mikrogramë në një metër kub.

Institucionet përkatëse të marrin masa për parandalimin e ajrit shumë të ndotur, ndërsa fajin mos t’ia hedhin njëri tjetrit, apelojnë një aktivistët të cilët edhe sot shpërndanë maska për frymëmarrje më të lehtë në Shkup (i cili gjithashtu ka ndotje maksimale sidomos në qendër).

“Jemi shumë të brengosur edhe për Tetovën, atje është komunikacioni në kaos, shumë automjete, ndikon fabrika e Jegunovcës si dhe vet fakti që ky qytet është për nga pozita gjeografike më ulur se sa vendet tjera. Ajri i ndotur nga amvisëritë dhe veturat ri pezull 10 metra mbi qytetarët” thotë aktivisti Nikolla Pisarev i cili lajmëroi se do të shpërndajë maska edhe në Tetovë dhe Kërçovë ë bashkëpunim me aktivistë të tjerë nesër ose ditët në vijim.

Fabrika e Jegunovcës, 6 oxhaqe të mëdha me tym ngulfatin qytetin

Qeveria doli me masa, por shumë vonë

Sot më në fund Qeveria doli me masa konkrete për parandalimin e ndotjes. Disa prej tyre nënkuptojnë se prej sot deri më 21 dhjetor lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare në rajonin e Shkupit, Kërçovës, Tetovës dhe të Manastirit për shkak të ndotjes së ajrit që këtyre ditëve është mbi kufijtë e lejuar.

Aktivistët thonë se Qeveria shumë vonë ka reaguar me masa të tilla. 

Këtë e thotë edhe mjeku Fatmir Ferati i cili thotë se ajri i ndotur deri më tani ka ndikuar shumë keq në organet e frymëmarrjes së njerëzve.

Banorëve u rekomandohet  të mos dalin jashtë shtëpive dhe të shmangin ajrosjen e dhomave. Ky rekomandim veçanërisht u drejtohet fëmijëve, shtatzënave dhe të moshuarve.
Mjegulla dhe ajri i ndotur dëmtojnë më shumë organet e frymëmarrjes. Në rrezik janë ata që vuajnë nga astma, bronkiti dhe sëmundje të tjera të sistemit respirator . Ajri i ndotur gjithashtu ndikon te të gjithë që kanë probleme me sëmundjet kardiovaskulare dhe hipertension.” thotë për Portalb, Ferati.

Meteorologët nuk parashikojnë ndryshim të motit dhe nuk do të ketë erë kështu që ajti i ndotur mbetet në qarkullim. 

Lajme të ngjashme

Back to top button