Vendim skandaloz, ndotja e ajrit nuk është prioritet për këshilltarët e VMRO-DPMNE-së

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së nuk e pranuan propozimin e opozitës që si pikë të parë nga rendi i ditës në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit të vendoset ndotja alarmante e ajrit në qytet.

Edhe pse opozita propozoi që informacioni për problemin të shqyrtohet si më me prioritet dhe në fillim të seancës, shumica vendosi që gjendja me ndotjen e ambientit të vendoset në fund të pikave, ose në pikën e 26, kur realisht mediumet nuk do të jenë prezentë.

Pikërisht për këtë, Grupi këshillues i LSDM-së në shenjë revolte, vendosi që të mos marr pjesë në diskutim duke lënë grupin këshillues të VMRO-DPMNE-së të vetëm në analizimin e gjendjes me ndotjen e ambientit.

“Përgjegjësia kryesore e qytetit është për të siguruar ajër më cilësor për gjithë qytetarët. Ne i ftuam që të bisedojmë për gjendjen dhe të vendoset në fillim të seancës por zotërove nga qeveria më me rëndësi u duket që ti vendosin njerëzit e tyre në bordet drejtuese” , tha koordinatorja e Grupit të LSDM, Sofje Kunovska.

Ajo paralajmëroi se opozita do të kërkojë seancë  të jashtëzakonshme pikërisht në këtë temë.

Lajme të ngjashme

Back to top button