Zyrtarizohet Valmir Nafiu te Skënderbeu

Valmir Nafiu është goditja e rradhës e Skëndërbeut në merkato. 21-vjeçari ka lindur në Tetovë me 23 Prill të 1994 dhe luan në repartin ofensiv. Nafiu mund të luajë sin ë krahun e majtë ashtu edhe të djathtë të sulmit. Largimi i Bernard Berishës është zëvëndësuar menjëherë nga drejtuesit e Skëndërbeut të cilët kanë bindur talentin shqiptar të veshë fanellën e Skëndërbeut.

Klubi ka punuar prej kohesh per afrimin e sulmuesit te kombetares U21 te Maqedonise duke besuar se do te jete lojtari qe do te beje diferencen jo vetem ne kampionat por dhe ne kupat e europes. Nafiu ka luajtur për ekipet kombëtare të Maqedonis nga U-17 deri në U-21. Ai e ka nisur karrierën tek skuadra e Shkëndijës në Tetovë dhe është aktivizuar me ekipe si Basel, Hamburg dhe Apoel ku ne 10 ndeshje zyrtare te fazes se pare shenoi dhe nje gol.

Nafiu ka udhëtuar sot nga Shkupi drejt Malagas ku është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Josa. Më parë është bërë edhe prezantimi i tij nga Menaxheri i Përgjithshëm Gerhard Takaj.

Sëbashku me Nafiun ka mbërritur në Malaga edhe sulmuesi Brazilian, Renato Carlos Martins Junior i cili ka udhëtuar nga Sao Paulo. Të dy futbollistët kanë kryer testet mjekësore dhe janë bashkuar menjëherë me grupin nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button