Qytetari u jep leksione Ramës dhe Tahirit: Shteti nuk bëhet me sustë, habitem me ju (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në “Facebook” gjatë inspektimit që bëri dje në zonat e përmbytura në Sukth dhe në Shijak. Në video, Rama dhe Tahiri takohen me disa banorë dhe dëgjojnë shqetësimet e tyre.

Por, njëri prej tyre filloi t’i jepte leksione Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm se si të bëjnë shtet. Qytetari thotë se përmbytjet kanë nisur të ndodhin pas viteve ’90 si pasojë e shkatërrimit të infrastrukturës. Madje ai këshillon Kryeministrin se shteti nuk bëhet “me katapultë”, apo me “sustë”.

Duke parë pamjet, Rama dhe Tahiri janë tërë sy e vesh nga leksionet e qytetarit, që ka vuajtur disa herë përmbytjen e shtëpisë.


Rama dhe Tahiri marrin leksione se si te bejne… by gazeta-panorama

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button