Kocijançiq: Han vjen që të diskutojë për Marrëveshjen e Përzhinos

Zëdhënësja e eurokomisarit për negociata dhe zgjerim Johanes Han, Maja Kocijançiq, sot konfirmoi se Han do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë nga mesi i këtij muaji. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Kocijançiq konfirmoi se vizita e eurokomisarit për negociata për zgjerim në Maqedoni është që të diskutojë për zbatimin e marrëveshjes politike të qershorit/korrikut 2015, që sipas zëdhënëses së tij është “ekstremisht e rëndësishme për vendin”.

-Nuk ka ndryshim kur bëhet fjalë për qëllimin e komisarit Han për ta vizituar IRJ të Maqedonisë. Presim vizita të ndodh nga mesi i janarit. Pasi të gjitha detajet të konfirmohen, ne publikisht do ta publikojmë vizitën. Siç e dini, intenca është të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes politike të qershorit/korrikut vitin e kaluar, pasi që kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin, theksoi Maja Kocijançiq.

Me këtë paralajmërim të zëdhënëses së Eurokomisionit implikohet se Han do ta vizitojë Maqedoninë më 15 janar, ditën kur duhet të zgjidhet Qeveria teknike në krye me kryeministër të ri detyra e vetme e së cilit do të jetë zbatimi i zgjedhje të parakohshme parlamentare më 24 prill të këtij viti. Paraprakisht, tre eurodeputetë Eduard Kukan, Riçard Hovit dhe Ivo Vajgëll të hënën (më 11 janar) duhet ta pastrojnë terrenin në Shkup dhe gjatë vizitës së tyre në kryeqytetin e Maqedonisë ta “betonojnë” datën 24 prill 2016 midis katër partive kryesore, ditë kur e gjithë kriza politike në vend do të zgjidhet me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button