Merkel: Ja pse Serbia e meritoi statusin e Shqipëria jo

Dalja kundër e Gjermanisë për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë ishte lëvizja më befasuese në mbledhjen e djeshme të ministrave të Jashtëm të BE-së. Kjo ndodhi në një kohë që Angela Merkel po bënte betimin si kancelare për herë të tretë.

Në fjalën e saj të parë për mandatin e tretë të mbajtur në Bundestag, Merkel theksoi se Gjermania dhe BE-ja do të mbështesin Shqipërinë në marrjen e statusit kandidat dhe do të ndihmojnë qeverinë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërkohë, agjencia “Reuters” në versionin gjermanisht, pas daljes kundër të Gjermanisë për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë raportoi se, Merkel ka mbajtur qëndrimin se, Shqipëria nuk duhet të shpresojë për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Sa pari sipas Merkel, duhen miratuar ligjet e nevojshme.

Në kontrast, Merkel ka certifikuar progresin domethënës të Serbisë në përafrimin me standardet me BE-në duke theksuar se në janar do të zhvillohet konferenca e parë e hapjes së negociatave. /shekulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button