Për tre ditë 24 aksidente në Shkup, 16 të lënduar

­ Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej 24 aksidente trafiku. Më 5 janar, e martë, policia e trafikut ka kryer ekspertizë në gjithsej 14 aksidente trafiku. Prej tyre, tetë janë me pasoja dëme materiale dhe gjashtë me pasoja lëndime trupore ku lëndime më të lehta trupore kanë marrë pesë shoferë të automjeteve të udhëtarëve dhe pesë bashkëudhëtarë, raporton MIA.

Të mërkurën, më 6 janar, policia e trafikut ka kryer ekspertizë në gjithsej tetë aksidente trafiku. Prej tyre, pesë janë me pasoja dëme materiale, ndërsa një është me pasoja lëndime trupore ku lëndime më të lehta trupore kanë marrë një shofer i automjetit të udhëtarëve dhe një bashkëudhëtar. Kanë ndodhur edhe dy aksidente me pasoja lëndime të rënda trupore në të cilët lëndime të rënda trupore kanë marrë dy shoferë të automjetit të udhëtarëve dhe një bashkëudhëtar me lëndime trupore.

Dje, më 7 janar, policia e trafikut ka kryer ekspertizë në gjithsej dy aksidente trafiku. Prej tyre, një është me pasoja dëme materiale dhe një me pasoja lëndime trupore ku lëndime më të lehta trupore ka marrë një shofer i automjetit të udhëtarëve. Gjatë tre ditëve nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 29 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin. Nëntë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njejtit janë larguar nga komunikacioni, 12 shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, si dhe gjashtë shoferë të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë këtyre tre ditëve nga ana e policisë së trafikut janë larguar 54 automjete të cilët e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit. Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme me ç’rast pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese. Të shtunën me fillim në ora 17:30 në QS “Jane Sandanski” në kuadër të Ligës së kampionëve do të luhet ndeshje ndërkombëtare në hendboll midis KHF Vardar dhe Bukuresht, Rumani. Të dielën me fillim në ora 20:15 në sallën e sportit “Pod Kale” do të luhet ndeshje miqësore ndërkombëtare në hendboll midis reprezentacioneve të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Gjithashtu, të dielën në QS “Jane Sandanski” në kuadës të Ligës ABA do të luhet ndeshje ndërkombëtare në basketboll midis MZT Aerodrom dhe Sutjeskës, Serbi.

Me qëllim të zhvillimit të sigurt dhe të pandërprerë të këtyre manifestimeve sportive nga ana e policisë së trafikut do të ndërmerren masa adekuate për sigurim të qarkullimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button