Banja shëruese e Kumanovës dikur shumë e vizituar, tani e braktisur!

Dyert dhe dritaret e thyera, muret e shkarravitura, plehra të hedhura gjithandej, kjo është  banja e Kumanovës. Më parë kjo banjë përveç se ka pasur ujë shërues, ka qenë edhe një vend atraktiv për turizëm. Edhe pse natyra i ka falë një vend të bukur, pakujdesia e njerëzve e ka sjellë në këtë gjendje. Kjo banjë ka qenë e njohur në popull për vetitë e saja shëruese. Njerëz nga të gjitha anët e Maqedonisë por edhe më gjerë vinin këtu për t’u shëruar, njofton TV21.

Objekti është kompleksi i banjave të Kumanovës, i cili vizitohej nga qindra qytetarë, ndërsa tani është shkatërruar dhe kanë mbetur vetëm mbeturinat.

Për më shumë ndiqeni videon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button