Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë, pritet të jetë me nivel të ulët të mjegullave, por edhe me periudha të kohëpaskohshme të diellit, para se gjithash në pjesën lindore të vendit, njofton Portalb.

Mëngjesi do të jetë paksa më i ftohtë në krahasim me ditët e kaluara, megjithatë gjatë ditës pritet që temperaturat të normalizohen.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -5 deri më 2 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës pritet që të lëvizin nga 10 deri më 12 gradë celsius. Në vendet më të larta malore, temperaturat do të jenë më të ulëta, ndërkaq temperatura maksimale nuk pritet që të kalojë mbi 8 gradë celsius.

Edhe Shkupin e pret mot relativisht i kthjellët, ku gjatë mëngjesit do të jetë më i ftohtë ndërkaq gjatë ditës pritet që temperaturat të normalizohen, njofton Portalb.

Temperaturat në Shkup do të lëvizin nga -4 deri më 0 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq gjatë ditës të njëjtat pritet që të arrijnë jo më shumë se 8 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button