fbpx

Shkup, dy Universitete dhe një shkollë fillore në një objekt

Pas njoftimit që në Shkup do të hapet Universiteti i ri “Nënë Tereza” i cili do të fillojë të funksionojë gjatë vitit akademik 2016/2017, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi bëri të ditur se përderisa të ndërtohet objekti i ri te ish kazerma Ilinden, studentët e universitetit te ri do të mësojnë në hapësirat që shfrytëzon USHT me studimet e disperzuara në Shkup.

Profesorët dhe studentët shprehën të habit me vetë faktin që për shkak të mungesës së hapësirë shumë programe studimore janë lënë në pauzë, dhe nuk e kanë të qartë se ku do të vendosen studentët e rinj.

“U habita me atë që dëgjova, ne këtu po ballafaqohemi me mungesë të hapësirës dhe programet studimore vazhdojnë të jenë në pauzë, kurse tani duan të sjellin universitet te ri. Është e palogjikshme. Ta shohim se si do të shkojnë punët”, tha për Portalb, një profesor i USHT-së i cili nuk deshi të prononcohet me emër.

Studentët ankohen se nuk kanë ngrohje, se disa kolegë të tyre u detyruan të vazhdojnë studimet në Tetovë ngase këtu nuk kishte kushte, habiten si do të funksionojnë dy universitete dhe një shkollë fillore në një objekt.

“Po t’i tregosh dikujt, do të mendojnë se je duke u tallur me ta. Dy universitete dhe një shkollë fillore në një objekt, kjo është e tmerrshme. Ne nuk kemi ngrohje disa nga kolegët tanë janë detyruar të shkojnë t’i vazhdojnë studimet në Tetovë se këtu s’kishte kushte. Se di si do ja bëjnë. Duket absurde por te ne gjithçka është e mundur”, tha A.A. student.

Ndërkaq ish ministri i arsimit, Sulejman Rushiti shprehet skeptik, duke thënë për Portalb se MASH nuk ishte në gjendje të pastron librat në shkolla, kurse tani premton objekt dhe universitet të ri shqip.

“Duke u nisur nga premtimet e parealizuara në tre ciklet e fundit zgjedhore, duke u nisur nga fakti se po e njëjta parti e legalizoi vetëm çerekun e UT-së në USHT( vetëm 30 programe studimore ne vitin 2004, që pastaj ti akreditoj edhe 63 drejtime ne 2007 dhe të siguroj për herë të parë buxhet për ndërtimin e objekteve) dhe në atë proces nuk ndau asnjë lek për ndërtim të objektit por i shfrytëzoi ato që u ndërtuan nga populli, duke u nisur nga fakti që e njëjta konjukturë politike nuk i pastron dot librat nga përmbajtjet ofenduese ndaj shqiptarëve, nuk  i ndryshon dot tri emra shkollash, nuk siguron dot nxehje për nxënësit e për studentët, sigurisht që jam skeptik edhe për këtë premtim. Madje edhe deklaratat kontradiktore nga ministri i arsimit dhe kryeministri e shtojnë drojën”, tha Rushiti.

LEXO MË SHUMË:

Mexhiti: Kazerma “Ilinden”, zgjidhje afatgjate për USHT-në

Objekti i ri i USHT-së, një zgjidhje afatgjate?

Do të ndërtohen dy fakultete në stilin barok?

Fenomeni USHT: Studentët dhe filloristët bashkë! (Foto)

Arshinet e dyfishta: realiteti i USHT dhe Shën Kirili dhe Metodit

Komuna Çair: Po përpilojmë planin për USHT

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button