Shtatorja e Isa Boletinit në Saraj, Murati: Dërveni mirëpret figura historike

Kryetari i komunës së Sarajit në emisionin 10 minuta të TV21 foli për vendosjen e shtatores së heroit kombëtar, Isa Boletini, duke thënë se banorët e Dervenit kanë qenë përkrahës të mëdhenj të luftës së vitit 1912 dhe rrjedhimisht në mbështetje të figurave historike.

“Shtatorja e Isa Boletinit do të vendoset më 23 janar në sheshin e Sarajit dhe besoj që kjo ditë do të jetë ditë feste jo vetëm për banorët e Sarajit por edhe për të gjithë shqiptarët ku do që jetojnë.  Ajo luftë në 1912 ka pasur përkrahje shumë të madhe nga vet banorët e Dervenit, kuptohet e gjithë Shkupit, por sidomos Derveni, ku në mënyrën më të mirë kanë pritur të gjithë aktivistët dhe Isa Boletenit, që të bëhet çlirimi i Shkupit nga Perandoria osmane”, tha Bekim Murati, Kryetari i komunës së Sarajit.

Ndërsa ai foli edhe për zhvillimet infrasrtukturore dhe në këtë kuadër, lidhur me zvarritjen e hapjes së çerdhes për fëmijë në Saraj, Bekim Murati premtoi së brenda disa ditëve kjo çerdhe do të filloj me punë.

“Kemi marrë sistematizimin e vendeve të reja të punës  dhe shumë shpejtë, brenda 2-3 ditëve do të fillojë regjistrimi i fëmijëve dhe do të fillojë me punë”, shtoi Murati.

Bekim Murat la të kuptohej se në muajin shtator, në komunën e Sarajit, gjithashtu do të fillojnë punimet për ndërtimin e objektit për shkollën e mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button