Tetovë, 6 milion denarë për gazifikimin e qytetit

Komuna e Tetovës ka ndarë rreth gjashtë milion denarë për një studim fizibiliteti mbi gazifikimin e Tetovës. Fillimisht planifikohet gazifikimi i shkollave dhe më pas edhe i gjithë qytetit, përfshi për amvisëritë dhe për ngrohje. Kështu njoftojnë nga Komuna e Tetovës, pak ditë pas apelit të ekspertëve të mjedisit se zgjidhja e vetme afatgjate për problemin e ndotjes në Tetovë mund të arrihet përmes gazifikimit të qytetit, njofton Alsat M.

Ndërkaq Ministri i Ekoligjisë Nurhan Izairi njoftoi se edhe Qeveria po përgatit projekt për gazifikimin e rajonit të Pollogut. Madje sipas tij shumë shpejt pritet të hapet edhe ankandi për ndërtimin e gazifikimit.

“Shumë shpejtë Qeveria e Maqedonisë do të hap ankand për ndërtim të gazifikimit për rajonin e Pollogut dhe Gostivarin. Pra ky do të jetë hapi që ka ndërmarrë Qeveria për sjelljen e linjës qendrore tubacionit kryesor. Brenda këtij viti do fillojë edhe ndërtimi i këtij gazifikimi, kjo do jetë një hap që sipas masave afatshkurta dhe afatgjata do e bëj zgjidhjen e problemit edhe me ndotjen e ajrit ambiental”, deklaroi Nurhan Izairi. Ministër i ekologjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button