Tryezë e rrumbullakët, Resurset e hapura arsimore

Nesër, më 19 dhjetor me fillim në orën 11 në Qendrën për konferenca dhe studime pranë bibliotekës nacionale universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup do të organizohet tryezë e rrumbullakët me temë: “Resurset e hapura arsimore – Përvoja, dobi, çështje të hapura dhe hapa të mëtejshëme”.

Kjo ngjarje është organizuar nga Aleanca për resurse të hapura arsimore ndërsa është përkrahur nga Fondacioni Metamorfozis.

Në tryezën e rrumbullakët do të prezantohen tema dhe përvojat nga resurset e hapura arsimore ndërsa do të prezantohen nga përfaqësuesit relevant nga sektori arsimor, publik, biznesit dhe atij qytetarë. 

Ndërkaq kohë më parë, Aleanca për resurse të hapura arsimore e publikoi Deklaratën për resurse të hapura arsimore në Maqedoni, me të cilën mobilizohet përkrahje e gjerë për përmirësimin e arsimit të hapur. Në periudhën e ardhshme do të ketë një aksion për avancimin dhe zbatimin e resurseve të hapura arsimore nga ana e të gjithë faktorëve relevantë nga komuniteti arsimor dhe shkencor, si dhe nga sektori qeveritar, qytetar dhe ai afarist.

Në kuadër të aksionit Aleanca për resurse të hapura arsimore u promovou dhe ueb aplikacioni për nënshkrim të Deklaratës për resurse të hapura arsimore. Kjo deklaratë mundëson të gjithë palët e interesuara ta shprehin mbështetjen e tyre përmes nënshkrimit online. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button