Ballkan Enerxhi Grup propozon masa për uljen e ndotjes në qytetin e Shkupit

Ballkan Enerxhi Grup propozon që për uljen e ndotjes në qytetin e Shkupit institucionet kompetente të marrin masa për  të kyçur në sistemit të ngrohjes qendrore, subjektet publike, afariste apo private të cilët kanë qasje deri te rrjeti ngrohës.

Kompania thekson se burim kryesor i ndotjes në qytetin e Shkupit, i cekur nga institucionet kompetente është djegia e derivateve fosile (mazuti, nafta, thëngjilli) dhe dorinjve gjatë ngrohjes së objekteve banesore dhe afariste. Në pajtim me informatat nga Qyteti i Shkupit vetëm 36% e konsumatorëve ngrohen me ngrohje qendrore, ndërkaq 64% të tjerë pothuajse gjysma ngrohen me derivate fosile.

“E ndajmë shqetësimin e qytetarëve dhe ndjejmë nevojë dhe përgjegjësi para opinionit, ta vëmë në dispozicion tërë potencialin e vet teknik dhe profesional me qëllim që të japim kontribut në tejkalimin e këtij problemi serioz. 

Ballkan Energji Grup përmes sistemit për ngrohje qendrore distribuon energji të pastër ekologjike për ngrohje sepse të gjitha ngrohtoret tona punojnë me gaz natyror, i cili është  më i pastër ekologjikisht. Kapaciteti teknik i ngrohtoreve dhe rrjeteve distributive në  këtë moment është dyfish më i madh nga nevojat e konsumatorëve tonë. Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e konsumatorëve të cilët shfrytëzojnë derivate fosile për ngrohje tashmë kanë kyçje apo me investime të vogla mund të kyçen drejt sistemit për ngrohje qendrore”, thonë nga kompania.

Sipas tyre, me masat të cilat i propozojnë, do të kontribuojnë për efekt të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë në uljen e ndotjes dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit. Masat e këtilla janë gjithashtu në drejtim të angazhimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për gazifikimin e Republikës së Maqedonisë dhe rritjen e përdorimit të gazit natyror si energjens më i pastër, thuhet në kumtesën e Ballkan Energji Grup.

Lajme të ngjashme

Back to top button