Ambasada e Maqedonisë në Osllo, në listën top 10 për mospagim të gjobave të komunikacionit

Ambasada e Maqedonisë në Oslo të Norvegjisë, qytetit i ka borxh mbi 1500 euro për gjoba të komunikacionit, gjegjësisht për parkim në vende të ndaluara. Portali norvegjez “Osloby” shkruan se Ambasada e Maqedonisë është në vendin e shtatë nga ambasadat botërore në Norvegji me shumë më të lartë të papaguar për gjoba parkingu.

Duke u thirrur në informacione nga Drejtoria e Doganave në Oslo, “Osloby” nënvizon se borxhi nga gjobat e parkingut për ambasadën maqedonase është 15.150 kruna gjegjësisht 1560 euro. Në listën prej 10 shteteve që nuk kanë paguar gjoba parkingu janë edhe Gjeorgjia, Maroko, Vietnami, Iraku, Kina, Sudani, Pakistani, Irani dhe Izraeli.

Mos pagesa e gjobave të parkingut duket se po bëhet shprehi e kamotshme e ambasadës maqedonase. Duke shkruar në të njëjtën temë gjegjësisht evitimi diplomatik i obligimit që të paguhen gjobat e parkingut, në vitin 2013 gazeta “Aftenposten” nënvizon se ambasada e vendit tonë ka qenë në vendin e katërt nga të gjitha ambasadat për gjobat e papaguara të parkingut. Atëherë Maqedonia ka pasur borxh prej 21.150 kruna norvegjeze për parkim jo të rregullt.

Sipas informacioneve nga faqja e internetit të komunës Oslo, gjoba për parkim jo të rregullt në qytet është 500 kruna.

Autoritetet në Oslo kohë më të gjatë ballafaqohem me probleme për shkak të diplomatëve botëror që fshihen prapa imuniteteve diplomatike që të evitojnë pagesën e gjobave për shkelje trafiku siç janë parkimi jo i rregullt dhe fatkeqësisë e trafikut nëpër kryeqendrën norvegjeze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button