Azilkërkuesi kosovar çmonton televizorin dhe e dërgon në Kosovë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një qendër azilkërkuesish në Salching të Gjermanisë, raporton KTV.
Përgjegjësit e kampit e kanë vërejtur se televizori në dhomën e një kosovari 33-vjeçar po mungonte.

Kur e kanë pyetur se çfarë ka ndodhur, kosovari është përgjigjur: “Moti e kam dërguar në Kosovë, pasi e kam çmontuar”.

Autoritetet e kampit vlerësuan se dëmi është 350 euro.

Nuk është e qartë nëse azilkërkuesi kosovar duhet ta kompensojë atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button