Personat e moshuar dhe gratë shtatzëne lirohen nga puna për shkak të ndotjes

Prej sot deri më 21 dhjetor lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare në rajonin e Shkupit, Kërçovës, Tetovës dhe të Manastirit për shkak të ndotjes së ajrit që këtyre ditëve është mbi kufijtë e lejuar.

Kjo është një prej shumë masave afatshkurte që i ka sjellë Qeveria e RM-së në seancë për shkak të ndotjes disaditore të vazhdueshme të ajrit në këto rajone.

Siç theksoi zëdhësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev, gjithashtu rekomandohet që punëtorët, të cilët punojnë në qiell të hapur, siç janë punëtorët e ndërtimit këtë ta bëjnë prej orës 11 deri në ora 17. Nga njëra anë mbrohen punëtorët, ndërsa nga ana tjetër me aktivitetet e zvogëluara ndërtimore do të ndikohet në cilësinë e ajrit. U rekomandohet gjithashtu kopshteve, shkollave fillore dhe të mesme që deri të shtunën të mos kryejnë aktivitete në qiell të hapur.

-Ky është obligim dhe ka të bëjë edhe për sektorin shtetëror edhe për atë privat, deklaroi në konferencë për shtyp Gjorgjiev, i cili bashkë me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi i prezentuan masat e Qeverisë.

Kryqi i Kuq, qendrat për punë sociale dhe njësitet e pushtetit lokal të kenë qasje proaktive ndaj disa grupeve të ndjeshme si personat e moshuar, të pastrehët etj.

Gjorgjiev informoi se në periudhën e ardhshme të gjitha institucionet mjekësore do të jenë të gatshme të pranojnë numër eventualisht të rritur të pacientëve.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi theksoi se gjithashtu rekomandohet në Qytetin e Shkupit dhe në komunat Tetovë, Kërçovë dhe Manastir që të ndalohet lëvizja e automjete transportuese nga periudha prej orës 7 deri në orën 21, respektivisht në Qytetin e Shkupit të riorientohet lëvizja e automjeteve transportuese përmes unazës. Në qytetet e tjera rekomandohet që automjetet transportuese të mos lëvizin përmes qendrës në këtë periudhë përveç automjeteve, të cilat bartin bukë dhe ilaçe. Pushtetet lokale, të cilat ju bëhejt thirrje që intensivisht t’i pastrojnë rrugët.

Një nga vendimet është që inspektoratet të kryejnë kontroll të përforcuar të kompanive dhe kapacitetet që kanë A dhe B leje ekologjike ose të cilat janë në procedurë të marrjes së tyre. Gjithashtu të kontrollohen autoserviset dhe serviset më të vogla, të cilat shfrytëzojnë vaj për ngrohje.

Ademi theksoi se sipas matjeve që janë kryer në disa ditët e kaluara ndotje më e madhe në këto rajone është vërejtur në periudhat prej 7:30 deri në ora 11:00 dhe nga ora 17:00 deri në orën 21:00.

Gjorgjiev dhe Ademi informuan se mundet që Qeveria sërish të ketë seancë të shtunën, kur pritet vlerësimi i ri i Drejtorisë për gjendjet hidrometeorologjike për gjendjen e motit në vend dhe do të shqyrtohet sërish gjendja me ndotjen e ajrit, por edhe në pjesët e tjera të vendit.

Matjet e ajrit nga Ministria e Mjedisit Jetësor prej orës gjashtë të mëngjesit tregojnë nivel të lartë koncentrimit të PM10 te stacionet për matje për Qendrën, Kërçovën dhe Tetovën. Në Qendër dhe Rektorat koncentrimi është mbi 180 mikrogramë PM10 në një metër kub. Koncentrimi maksimal i lejuar i PM10 në ajër është 50 mikrogramë në një metër kub.

Lajme të ngjashme

Back to top button