Vlorë, vritet me armë zjarri një 36-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Vlorës, ku persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar për vdekje një 36-vjeçar.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 21:40 në lagjen “Rilindja” të qytetit bregdetar, ku viktimë ka mbetur Andrea Billa, 36 vjeç, i njohur gjithashtu dhe me emrin Agim Meli.

Nga të dhënat e para, mësohet se viktima sapo ishte kthyer nga Spanja, ku jetonte prej vitesh dhe në momentin e vrasjes, ka qenë duke shkuar në banesën e motrës së tij.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ka dyshime se ai është qëlluar nga afër pasi 2 nga 4 plumbat që janë qëlluar mbi të, i ka marrë në kokë.

Nga ana e saj, Policia e Vlorës ka ngritur menjëherë pika kontrolli të shumta në të gjitha akset kryesore të qytetit dhe është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, njofton Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button