“No Problem” për Barcelonën

Barca ka fituar me rezultat 4-1 ndeshjen e parë në 1/8 e Kupës së Mbretit kundër Espanyolit. dhe ylli i mbrëmjes ishte argjentinasi Messi, me dy gola dhe dy asistime. Ndeshja filloi me golin e mysafirëve të cilët befasuan në minutën e nëntë me anë të Felipe Caicedos. Por, vetes pas katër minutash në skenë doli ‘Mbreti’ aktual i kësaj gare, i cili me dy golat e tij në minutat 13’ dhe 44’ tregoi se me shumë mundësi edhe këtë vit kurora e të parit do t’i takojë atij.

Edhe pjesa e dytë filloi me dominimin e Barcës, ku në minutën e 49-të shënoi Gerard Pique, edhe këtë herë i asistuar nga Messi. Ndërsa në fund të ndeshjes doli në skenë braziliani, Neymar, edhe ky i asistuar nga ylli argjentinas. Por, që Blaugranët të kalojnë në çerekfinale e ka edhe një ndeshje e cila luhet më 13 janar në Estadi Cornellà-El Prat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button