BATE Borisov kundërshtare e Shkëndijës në Antali

Skuadra ‘kuqezi’ prej 24 janar deri më 10 shkurt do të qëndrojnë në Antalia të Turqisë për fazën e dytë të përgatitjeve dimërore para vazhdimit të garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ku synohet titulli i dyfishtë. Në qendrën turke përveç seancave stërvitore, ekipi do të zhvillojë edhe ndeshje kontrolluese përmes së cilave do të testohet forma në kërkim të gjetjes së nivelit sa më të mirë, si dhe kristalizimit të formacionit ideal.

Për këtë qëllim janë caktuar katër ndeshje kontrolluese me ekipe të forta që gjithashtu do të përgatiten në këtë qendër të njohur dhe atraktive për zhvillim të fazës dimërore. Seria e ndeshjeve fillon më 27 janar kur kundërshtar i parë i Shkëndijës do të jetë Volin nga Ukraina, ndërsa më 31 janar ‘kuqezinjtë’ do të zhvillojën testin më të fortë me pjesëmarësin në edicionin e fundit të grupeve të Ligës së Kampionëve, BATE Borisov nga Bjellorusia. Më 4 shkurt NK Split i Kroacisë do të jetë testi i tretë, ndërsa seria e ndeshjeve kontrolluese do të mbyllet më 9 shkurt kundër Dunajska Sreda të Sllovakisë.

Vlen të ceket se dy ndeshjet e fundit me NK Split dhe Dunajska janë pjesë e një turneu me fond shpërblyes prej 20 mijë euro për ekipin që do të fitojë vendin e parë. Skuadra e vendit të dytë do të merr 10 mijë euro, ndërsa për vendin e tretë ka shpërblim prej 5 mijë euro. Sipas organizatorit, fituesi shpërblimin do të mund ta shfrytëzojë në formë të shfrytëzimit të kapaciteteve të hotelit për përgatitjet e vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button