Roma barazon me Chievon, ndërsa Milan mposhtet nga Bologna

Roma nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 3:3 me Chievon, në një ndeshje mjaft intersante, ku shumicën e kohës ishte në avantazh.

Golat për Romën i shënuan Umar, Florenzi dhe Falque, ndërsa për Chevon shënuan Paloschi, Dainelli dhe Pepe.

Pas këtij barazimi Roma mbetet në vendin e pestë me 33 pikë, ndërsa Chievo në vendin e 14’ me 23 pikë.

Për dallim nga Roma, Milan është mposhtur në San Siro nga Bologna me rezultat minimal 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Giacherini.

Pas kësaj humbje, Milan mbetet në vendin e 6’të me 28 pikë, por shkëputet edhe më shumë nga skuadrat e para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button