150 myslimanë largohen nga puna për shkak të faljes së namazit

Kompania Cargill në shtetin Colorado të SHBA-ve bëri të ditur se 150 punonjës muslimanëve janë larguar nga puna. Më parë janë larguar 190 për shkak se “nuk kanë punuar 3 ditë me radhë” si rjedhojë e “mosmarrëveshjes” në lidhje me kohët e namazit, ndërsa në rast se nuk arrihet marrëveshje punonjësit do të përdorin mjete ligjore, raporton Anadolu Agency (AA).

Fabrika e përpunimit të mishit Cargill në deklaratën e saj me shkrim njoftoi se numri i punonjësve muslimanë të larguar nga puna arrin në 150 persona. Më parë kjo shifër sipas burimeve të ndryshme thuhej të ishte 190 persona.

Në deklaratën e kompanisë Cargrill thuhet se 11 punonjës nga Somalia të cilët punojnë në të njëjtin departament në objektin Fort Morgan më 18 dhjetor kërkuan që të falin së bashku namazin. “Menaxheri i departamentit tregoi se punonjësit mund të falen por për mos të ndërprerë punën këtë duhet ta bëjnë në grupe me nga 2-3 persona. Punonjësitë u falën kështu, por pas punës 10 punonjës dhanë dorëheqje”, thonë nga kompania Cargrill.

Në vijim theksohet se pas këtyre dorëheqjeve mes punonjësve të Somalisë “është përhapur keqkuptimi se sipas politikës së re të objektit nuk mund të falet namazi”, pas së cilës më 21 dhjetor rreth 200 punonjës nuk kanë shkuar në vendet e punës duke protestuar për këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button