Digjet një shtëpi në fshatin Xhermë të Tetovës

Shtëpia e H.B, në fshatin Xhermë të Tetovës, është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme. Zjarri fillimisht është përhapur në kulmin e shtëpisë ku kanë qen kabllot lidhëse të energjisë elektrike. Në momentin që flakët përhapeshin në shtëpi, familja nuk ka qenë aty dhe si pasojë është shkaktuar vetëm dëm material. Flakët e përhapura nga kulmi, shpejtë kanë përfshirë edhe katin e parë dhe një pjesë të katit përdhes. Pronari i shtëpisë vlerëson dëmin material deri në 600 mijë denarë.

“Policia ka bërë hetim në vendin e ngjarjes që gjatë ditë së djeshme. Vendi është foto dokumentuar, janë marrë shumë mostra për ekspertizë dhe po punohet për gjetjen e shkaqeve dhe rrethanave tjera që shkaktuan zjarrin”, thotë zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button