Lëndohet Xhemaili, bëhet për spital

Blerim Xhemaili ka kaluar natën në spital. Mesfushori shqiptar me pasaportë zviceriane, është dërguar për kontrolle mjekësore pas një lëndimi që pësoi në derbin e qytetit kundër Sampdorias.

Sipas mediave italiane, reprezentuesi zviceran pësoi një goditje me top në qafë dhe kjo bëri që ai të ketë nevojë për ndihmë shtesë mjekësore. Ende nuk është bërë e ditur nëse ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme, kur Genoa do të jetë mysafire e Atalantës.

Skuadra e Genoas ku po luan Blerim Xhemaili ka pësuar disfatë në fushë të saj nga Sampdoria me rezultat 2:3, ndërsa momentalisht mbanë pozitën e 17-të në tabelë dhe është në zonën e rrezikut për rënie nga Seria A.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button