26 mijë nxënës do të mësojnë për rreziqet e duhanit, alkoolit dhe drogës

Sot në Shkup nis faza e parë e projektit për prevenim nga pijet alkoolike, duhani dhe mjetet narkotike. 

Shifra e saktë nuk dihet, por supozohet se në Maqedoni numri i personave të varur nga droga është rreth 20 mijë vetë. 

Ky projekt organizohet nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shtëpia e shëndetit-Shkup dhe qytetit të Shkupit të cilët bashkërisht do të mësojnë nxënësit e shkollave të mesme për prevenim dhe edukim nga rreziqet e lëndëve në fjalë. 

Projekti ka për qëllim prevenim tek të rinjtë me theks të veçantë informimin e tyre me rreziqet dhe dëmet në shëndetin e tyre nga përdorimi i drogës, alkoolit dhe duhanit. 

‘Në fazën e parë do të përfshihen 26 mijë nxënës të të gjitha shkollave të mesme të kryeqytetit. Ndërsa gradualisht gjatë periudhës së ardhshme do të kyçen edhe nxënësit e shkollave fillore, ndërsa projekti do të shtrihet në të gjithë Maqedoninë’ thonë në MSH. 

Realizimi i projektit me nxënësit e shkollave të mesme nis me 18 dhjetor dhe zgjat deri më 25 dhjetor, ndërsa në gjysmë vjetorin e dytë do të përfshihen të gjithë nxënësit tjerë/Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button