Universiteti i Teksasit dixhitalizon materialet arkivore të legjendarit Gabriel Garsia Marquez-it

Universiteti në shtetin amerikan të Teksasit ka bërë të ditur se do dixhitalizojë arkivin personal të shkrimtarit dhe gazetarit kolumbian Gabriel Garcia Marquez. Për projektin e dixhitalizimit të arkivit të Marquez-it, Këshilli i materialeve bibliotekore të SHBA-ve ka donuar 127 mijë dollarë. Projekti duhet të fillojë në qershor të këtij viti dhe do të zgjasë 18 muaj. Arkiva e Marquez do të dixhitalizohet në atë mënyrë që i gjithë materiali i pabotuar deri më tani do të skanohet.

Pas përfundimit të projektit, të gjithë përdoruesit e internetit do të kenë në dispozicion mbi 24 mijë faqe të materialit arkivor, përfshirë dorëshkrime, albume, shënime dhe materiale të tjera të njërit nga shkrimtarët më me ndikim të botës spanjolle, i cili vdiq në vitin 2014.

Universiteti i Teksasit pas vdekjes së Marquez-it për 2.2 milionë dollarë ka blerë lëndën arkivore. Përveç shënimeve, fotografive dhe letrave në arkivin e Marquez-it është edhe romani i papërfunduar “Shihemi në gusht”.

Ka edhe dorëshkrime të disa prej veprave të tij, si romani “Njëqind vjet vetmi”, i cili është përkthyer në 25 gjuhë, si dhe letrat që ia kishte shkruar kolegëve Graham Greene, Milan Kundera, Gunter Grass dhe Carlos Fuentes. Arkivi përmban edhe disa detaje të vogla të Fidel Castros, i cili ishte një mik i afërt i Marquez-it.

Marquez ishte shkrimtari më me ndikim në botën spanjolle pas Miguel de Cervantes. Ai fitoi çmimin Nobel për letërsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button