Han me agjendë optimiste: Të jetë i prerë për zgjedhjet, për Gruevskin, për mediumet…

Eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han është optimist se do të zgjidhet kriza në Maqedonia edhe atë “përfundimisht”.

Ai në blogun e tij të 1 janarit shkroi:

“Në bazë të përpjekjeve tona të mëdha, shpresoj se do t’ia dalim përfundimisht të tejkalohet kriza politike në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, njofton Portalb.

Komisioni Evropian konfirmoi se euro- komisari këtë muaj do të vijë në Shkup. Edhe pse s’ka datë të saktë kur mund të ndodh kjo, megjithatë mediumet njoftojnë se datat më të besueshëm janë 14 apo 15 janar.

Han në Shkupin e presin sërë obligimesh të pazgjidhura nga Marrëveshja e Përzhinos: me shumë probleme dhe vonesë prej dy muaj e gjysmë u formua KSHZ ndërsa çështje të ndjeshme edhe më tej ngelin :

  • Komisioni Anketues për skandalin e përgjimeve
  • Rregullativa për mediumet

Komisioni Anketues për skandalin e përgjimeve është i bllokuar nga 17 dhjetori kur edhe u anulua dëshmimi i ministrit të financave, Zoran Stavrevski.

Në pjesën e mediumeve nuk ka kurrfarë avancimi. Deri më tani u mbajtën vetëm dy takime përgatitëse të grupeve të punës, por pa progres të dukshëm. Prej çështjeve që duhet zgjidhur janë ndryshimet kadrovike në RTVM, Agjencia e mediumeve dhe AIM si dhe miratimi i ligjit të ri për mediume.

Kryeministri Nikolla Gruevski sipas Marrëveshjes së Përzhinos duhet të jep dorëheqje në periudhë më të gjatë që të mund deri më 15 janar të inaugurohet qeveria teknike me kryeministër të ri në krye.

Sipas Marrëveshjes, qeveria e re duhet të inaugurohet 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, që pritet të mbahen më 24 prill të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button