OKB synon 6.5 miliardë dollarë për krizën në Siri

Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për 6,5 miliard dollarë ndihma për Sirinë dhe vendet fqinje të cilat strehojnë refugjatët e shpërngulur nga lufta civile në vend.

Këto njoftime u bënë të hënën, kur edhe OKB deklaroi se ekziston nevojë urgjente për të ofruar ndihmë për 16 milionë banorë.

OKB tha në një deklaratë se shumë nga refugjatët janë të uritur ose të pastrehë.

Megjithatë, plani i përgjithshëm i financimit arrin 12.9 miliardë dollarë, dhe synon për të ndihmuar 52 milion njerëz në 17 vende ku refugjatët strehohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button