PSG “çmenduri” për Pogba dhe Hazard

Në Francë janë të sigurtë: Paris Saint Germaim po përgatitet për manovra të mëdha që në janar. Kështu shkruajnë prestigjiozet France Football, dhe L’Equipe.

Objektivat në hyrje të merkatos janë Paull Pogba, për të cilin parizianët janë gati të paguajnë 40 milionë euro, si dhe Eden Hazard i Celsit.

Këto operacione shumë të kushtueshme do t’I hapnin rrugë shitjes së të pakënaqurve, të atyre lojtarëve që kërkojnë më shumë minuta në këmbët e tyre.

Ezequiel Lavezzi mbetet objektiv i Interit, ndërkohë që edhe Menez, Pastore dhe Lukas Moura kërkojnë destinacione të reja ku do të kenë më shumë mundësi për t’u aktivizuar. Mëse të qarta janë edhe fjalët e trajnerit Laurent Blanc, sipas të cilit, në vitin e botërorit, kush luan pak kërkon hapësira tjetërkund, transmeton Supersport

Interesimi i kampionëve të Francës për xhevahirin e Juventusin dihet prej kohësh, madje është hamendësuar shumë edhe për shifrën nga 40 deri 50 milionë euro që presidenti Al Kelaifi është gati të paguajë për 20-vjecarin.

Sigurisht që dëshira e sheikut arab është ta mbyllë operacionin që në janar, edhe pse në verë do të ishte më e lehtë.

Por sulmuesi pas të cilit janë të fiksuar parizienët është Eden Hazard, që nuk ka marrëdhënie të mira te Chelsea me trajnerin Zhoze Mourinho. Pikërisht kërtë fakt dëshiron të zhfrytëzojë PSG për të bërë të vetin talentin belg.

Lajme të ngjashme

Back to top button