Osmani: Askush nuk e ka ngritur çështjen e zgjedhjeve të parakohshme

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, vlerëson se qytetarët presin zgjidhej të problemeve dhe jo zgjedhje të parakohshme. “Krejt energjia e shoqërisë duhet të përqendrohet në drejtim të zgjidhjes së problemeve më të rëndësishme, siç është problem me emrin”, ka deklaruar Bujar Osmani për gazetën “Slloboden Pecat”.

 “Deri më tani askush në mënyrë zyrtare nuk e ka ngritur çështjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ne qëndrojmë në atë se qytetarët presin zgjidhje dhe jo zgjedhje të parakohshme”, thotë Bujar Osmani.
 
BDI-ja është e bindur se edhe më tej e gëzon besimin më të madh tek votuesit shqiptarë, për këtë arsye ata theksojnë se nuk tremben që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse ata imponohen si nevojë.  

Lajme të ngjashme

Back to top button