Papunësia në Maqedoni arrin në 28.7 për qind

Sipas Entit Shtetërorë për Statistikë, shkalla e papunësisë në vend gjatë vitit 2013, ka arritur në 28.7 për qind. 

Sipas të dhënave të Entit për Statistikë, numri i papunësisë në Maqedoni ka arritur shifrën prej 273 860 veta.

Më se gjysma e të papunësuarve janë të moshës ndërmjet 15 dhe 25 vjeç, ndërsa 27.7 për qind nga të papunësuarit janë të moshës nga 25 deri në 49 vjeç.

Sipas arsimimit 114 350 persona të papunë janë me arsimim të mesëm, ndërsa me arsim të lartë janë 41 509 veta të papunë.

Lajme të ngjashme

Back to top button