Kush do ta pret Hanin, Gruevski apo kryeministri i ri?

Komisioni Evropian dje konfirmoi se euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han këtë muaj do të vijë në Shkup. Edhe pse s’ka datë të saktë kur mund të ndodhë kjo, megjithatë mediumet vlerësojnë se datat më të mundshme janë 14 dhe 15 janari.

Por, është e paqartë se kush do ta pret Hanin në Shkup, Nikolla Gruevski si kryeministër apo Nikolla Gruevski si kryetar i VMRO DPMNE-së, nëse realizohen parashikimet e liderit të BDI-së, Ali ahmeti se kryeministri do të jep dorëheqje më 10 janar, njofton Portalb.

Edhe vet Gruevski njoftoi se do të jep dorëheqje para 15 janarit.

“Në përputhje me marrëveshjen, më 15 janar do të përzgjidhet qeveri e re me kryetar për organizimin e zgjedhjeve. Më herët kuptohet do të jap dorëheqje”, deklaroi Gruevski.

Marrëveshjen e Përzhinos saktë parashihet se kryeministri do të tërhiqet nga posti 100  ditë para zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen më 24 prill të këtij viti ndërsa qeveria e re duhet të inaugurohet më 15 janar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button