Bill Clinton lavdëron bashkëshorten: Ja çfarë thotë për Hillaryn

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka deklaruar sot se bashkëshortja e tij Hillary është kandidatja më e kualifikuar për president të SHBA-ve në gjysmën e shekullit të fundit.

Clinton sot është përfshirë për herë të parë në fushatën elektorale të bashkëshortes së tij, e cila është kandidate Demokrate në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, transmeton Telegrafi.

“Nuk e kam parë askënd që po kandidon për një pozitë të tillë në një moment kaq të rëndësishëm që të ketë njohuri, kualifikim, përvojë dhe temperament, të bëj atë që duhet bërë”, ka deklaruar Clinton në New Hampshire.

Bill nuk është ndaluar me kaq, ai ka rikujtuar efektin e saj si Sekretare e Shtetit, duke i bërë të gjithë të qeshin, kur tha se as vet nuk ka besuar se ajo do të arrijë të bindë Kinën dhe Rusinë të heqin sanksionet ndaj Iranit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button