Lenovo prezanton telefonat S930 dhe S650

Lenovo ka prezantuar kohët e fundit dy telefona të rinj Android, tabletin S930 dhe S650. Të dy telefonat vijnë me ndërfaqen e Lenovo në krye të Android, edhe pse aktualisht versioni i saktë i Android nuk është i njohur.

Versioni S930 ka një ekran 6-inç me rezolucion prej 720p, një procesor quad-core Mediatek 6852 1.3GHz, 8GB memorie të brendshme, bateri 3.000 mAh dhe 1GB RAM.

Ndërsa, S650 ka një ekran 4.7 inç, 8GB memorie të brendshme, një procesor quad-core Mediatek 6852 1.3GHz dhe bateri 2.000 mAh.

Telefonat pritet të dalin në treg gjatë muajit dhjetor. Sipas Phandroid, S650 do të kushtojë rreth 366 dollarë, ndërsa S930 rreth 427 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button