Perlat e Vitit të Ri të kryetarit të Manastirit, një prej temave më të përfolura në vend

Perlat e Vitit të Ri të kryetarit të Manastirit, Vladimir Taleski janë një prej temave më të përfolura këto ditë në vend, në veçanti deklarata e tij për gjendjen e pronës, ku ai konfirmon se është “i pastër si loti”.

“Do të thotë, unë jam i pastër dhe puna ime është e pastër, do të dëshmohet kjo tani dhe me paditë e ardhshme penale” tha Taleski në intervistën e Vitit të Ri për TV Tera.

Prokurorja speciale Katica Janeva para Vitit të Ri ka dërguar prokurorë nga ekipi i saj që të hetojnë “bombën” lidhur me transportin falas shkollor në komunën e Manastirit.

Sipas burimeve të “Meta”, prokurorët e Janevës nga disa shkolla në Manastir kanë kërkuar dokumente, lista dhe fatura për atë sa nxënës kanë shfrytëzuar transportin falas shkollor në vitet 2009-2010 dhe 2010-2011.

Sipas informacioneve, ajo që më shumë u ka interesuar prokurorëve janë të dhënat rreth numrit të nxënësve, drejtimet, kilometrazhi dhe çmimet e shërbimeve.

Siç konfirmon Dragan Stojanoviq, drejtori i shkollës së mesme teknike “Gjorgji Naumov” disa nga prokurorët e kanë vizituar shkollën dhe kanë grumbulluar prova për transportin e këtillë.

Në një prej bisedave të përgjuara, ministri i financave Zoran Stavrevski thotë se marrëveshja për transportin falas shkollor në Manastir i cili është firmosur nga kryetari Taleski është “i korruptuar deri në palcë”.

Pas publikimit të bisedës, deputeti i LSDM-së, Vasko Kovaçevski ngriti padi penale ndërsa Prokuroria themelore publike – Manastir hapi lëndë, që para pak kohe e mori Prokuroria speciale.

Kovaçevski para se ta ngrit padinë penale, tha se në biseda audio bëhet fjalë për marrëveshje për transportin e nxënësve, prej qershorit 2010 ku çmimet e kontraktuara janë madje 10 herë më të larta sesa çmimet e tregut.

Banorët e Manastirit nuk ngelën indiferent ndaj perlave të Taleskit, kështu që kur ai u drejtua para tyre me fjalimin e Vitit të Ri shumë prej tyre e fërshëllyen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button