Suedia dhe Danimarka vendosin kontrolle kufitare

Danimarka ka forcuar sot kontrollet në kufirin e saj me Gjermaninë vetëm disa orë pasi të njëjtin vendim e mori edhe Suedia, në mënyrë që të ulë fluksin e refugjatëve. Kryeministri danez, Lars Loekke Rasmusssen, deklaroi në Kopenhagen se kanë filluar të punojnë ekipet kontrolluese për udhëtarët të cilët hyjnë në vendin e tij nga drejtimi i Gjermanisë.

“Kemi filluar me kontrollet e përkohshme në vendkalimet kufitare, por në mënyrë të balancuar” tha ai. Gjithashtu ka shtuar se kjo nuk do të paraqesë ndonjë problem për shtetasit e Gjermanisë dhe Danimarkës.

Ky vendim ka ardhur pasi më herët disa shtete të BE-së pezulluan marrëveshjen për kufijtë pas hyrjes së mbi një milion refugjatëve dhe migrantëve në shtetet e BE-së gjatë vitit 2015.

“Nëse BE-ja nuk mund të mbrojë kufijtë e jashtëm, gjithnjë e më shumë shtete do të detyrohen të aplikojnë kontrolle kufitare” tha Rasmussen.

Ai shtoi se vendimi i Danimarkës është përgjigje në vendimin e njëjtë të Suedisë dhe ka të bëjë me udhëtarët të cilët hyjnë në territorin e saj me tren, autobus ose traget.

Autoritetet e Suedisë kanë ashpërsuar masat e kontrollit pasi vitin e kaluar rreth 160.000 njerëz kërkuan azil në këtë shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button