Bogovinë, protesta para Komunës, akuzojnë Idrizin për ndërhyrje në ujësjellës, Idrizi mohon

Shoqata e ujësjellësit “Ali Munishi” nga Bogovina, sot para Komunës së Bogovinës organizoi protestë. Shkaku i kësaj pakënaqësie është iniciativa e kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi për si që thonë ata, të shuar funksionimin e shoqatës, e cila siç thuhet në komunikatë deri më tani ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyer.

Komuna e Bogovinës, thonë protestuesit, diku treqind persona, nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në punët e shoqatës,  aq më pak ta uzurpojë ujësjellësin që menaxhohet nga Shoqata “Ali Munishi”.

Protesta në Bogovinë
Protesta në Bogovinë

Ata shtojnë se drejtuesit e shoqatës së tyre janë kërcënuar disa herë nga Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi në lidhje më këtë çështje për Portalb tha se kjo OJQ deri më tani ka menaxhuar në formë paushalle, pa ligj ndërsa ai kërkon të zbatohet ligji.

“OJQ ‘Ali Munishi’ ka menaxhuar 30 vjet me ujin e pijshëm. Unë kam qenë kryeplak 7 vjet në Bogovinë dhe një periudhë kohore unë kam ndihmuar në realizimin e një faze të ujit të pijshëm. Deri tash është menaxhuar në formë paushalle, pa ligj. Ligji është decit dhe thotë që komuna duhet të sigurojë ujë të pijshëm për qytetarët e saj”. thotë Idrizi.

Protesta në Bogovinë
Protesta në Bogovinë

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. azbi idrizi hajdut profesional……………..vet ka mtrash qafen duke u ushqyer neper restorane luksoze ne emen te popullit…ja ka vu kapakun tash me uzurpimet e ujesjellsve..edhe ate te fshatit sellarce qe katundaret e ndertun me mundin e vet. urdhno e eja uzurpoe shohim si po ja del zotri kryetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button