ANALIZË: FSHP me probleme serioze financiare, a rrezikohet pagesa e pensioneve?

Rritje e re e pensioneve në vitin 2016. Sipas deklaratave të fundit të ministrit Stavreski, por edhe sipas projektimeve të reja buxhetore, në tetor pensionistët do të marrin pension më të lartë për 650 denarë. Ndërkohë që qeveria promovon rritje që tangon rreth 300 mijë qytetarë, shoqëritë private pensionale e kanë aktivizuar alarmin se paratë e të siguruarve aktual dhe pensionistë të ardhshëm, nuk paguhen në kohë nga llogaria e fondit shtetëror në llogaritë e fondeve private. Analiza javore ekonomike e Portalb-it hap çështjen: A po ballafaqohet FSHP me probleme serioze financiare dhe a është e rrezikuar pagesa e rregullt e pensioneve të pensionistëve të ardhshëm?

(Pa) qëndrueshmëria e SPI-së – a do të ketë pagesë të rregullt të pensioneve…

Dy shoqërive private pensionale Fondi shtetëror pensional u detyrohet rreth 13 milion euro. Këtë e bënë të ditur pikërisht nga fondi i ri pensional NLB dhe fondi i parë pensional KB, që alarmuan se prej në dhjetor të vitit 2014, FSHP paguan me vonesë paratë e të siguruarve në llogaritë e fondeve private.

“Kjo vonesë në pagesën e parave të të siguruarve po ndodh prej në dhjetor të vitit 2014. Sipas rregullave ligjore SPIM është i detyruar që në afat prej pesë ditësh pas pagesës së bruto-pagës për të punësuarin, një pjesë të parave për kontribute, gjegjësisht 6% të të dhënave t’i paguajë në llogari të fondeve private. Kjo bëhet me vonesë, gjegjësisht afatet janë tejkaluar, gjë që është në kundërshtim me ligjin”, komentojnë për “Portalb” nga shoqëritë pensionale private.

Ministri i financave Zoran Stavreski u deklarua si jokompetent për këtë rast, i cili sipas ekonomistëve edhe eksperteve tregon shkelje serioze ligjore, por e vë në pikëpyetje edhe likuiditetin eFSHP-së.

“Të gjitha paratë që janë të parapara me buxhet si transfer deri te fondi i FSHP-së janë transferuar në kohë dhe në atë drejtim buxheti është realizuar 100%, ndërsa për pjesën e mbetur e pyetjes duhet të drejtoheni te Fondi i FSHP-së”, deklaroi ministri Stavreski.

Këtë vit për pagesë të rregullt të pensioneve Qeveria nga buxheti do t’i transferojë Fondit për sigurim pensional më shumë se 423 milionë euro. Kjo shumë paraqet 43% të buxhetit të përgjithshëm të FSHP-së. Nga viti në vit varësia e fondit shtetëror pensional bëhet gjithnjë e më e madhe. Nga ana tjetër, Qeveria shpalli rritje të re të pensioneve, që paraqet edhe 36 milionë euro plotësuese, para nga buxheti për pagesën e pensioneve në vitin 2016.

“Gjatë vitit 2016, janë dedikuar 48.662 denarë për pagesën e pensioneve në të cilat është paraparë rritje e pensioneve për mesatarisht 5% duke filluar nga pensioni i shtatorit, që do të paguhet në tetor të vitit 2016 – theksohet në Buxhetin e ri për vitin 2016.”

“Nëse merret parasysh fakti se pjesëmarrja e të hyrave nga kontributet në mbulimin e shpenzimeve të FSHP-së është rreth 61,5%, atëherë është plotësisht e kuptueshme se mungesa e mjeteve në fond do të mbulohet me transfere plotësuese nga Buxheti. Kjo do të thotë se implikimet fiskale mbi Buxhetin nga rritja e fundit lineare e pensioneve janë 36 milionë euro. Në qoftë se ruhet niveli i tanishëm i ngarkesës fiskale (shtypjes fiskale), implikimet negative nga rritja e shpenzimeve të FSHP-së do të reflektohen tek rritja e deficitit buxhetor, dhe si rrjedhore e asaj edhe tek rritja e nivelit të borxhit publik” – thotë për Portalb, profesori universitar Sami Bislimi.

Kompetentët nuk duan të komentojnë nëse gjendja e përkeqësuar financiare në kasën e fondit është arsye për pagesat e vonuara te fondet private pensionale, por megjithatë, njohësit thonë se për gjendjen e këtillë duhet të mbahet përgjegjësi.

“Tani praktikisht kemi gjendje në të cilën shkelet ligji. Për përgjegjësinë duhet të deklarohen instancat e mëposhtme: fillimisht MAPAS, gjegjësisht Agjensioni për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional, i cili praktikisht është rregullues dhe kontrollues, pastaj normalisht është edhe Fondi shtetëror për FSHP i cili duhet të veprojë sipas ligjit dhe në fund janë shoqëritë private pensionale të cilat janë të obliguara jo vetëm t’i mbajnë por edhe t’i shumojnë paratë e të siguruarve. Pyetja kyçe është se kush do t’i dëmshpërblejë të siguruarit të cilët në këtë periudhë të pagesave të vonuara për kontribute, po përjetojnë humbje,” komentojnë për Portalb ekonomistët.

Fondi për FSHP-M, MAPAS-i, Shoqëria e parë pensionale KB dhe Fondit i ri pensional NLB në përfundim të vitit 2015, pas zbardhjes së problemit me pagesën e vonuar, mbajtën një mbledhje të përbashkët në të cilën konkluduan, siç u theksua në lajmërimin, se do të angazhohen për tejkalim të problemeve që dolën para përfundimit të vitit dhe të njëjtat të tejkalohen me fillimin e vitit të ardhshëm buxhetor. Sipas të dhënave në dispozicion, dy fondet fondet private pensionale kanë 403 mijë anëtarë, dhe një pjesë e ekspertëve thanë se të gjithë ato mund ta padisin SPIM-në shtetëror për pagesën e paligjshme, gjegjësisht jo të rregullt të parave të tyre në llogaritë e fondeve private.

Para rreth 20 viteve raporti midis të punësuarve dhe pensionistëve ka qenë 3 ndaj 1. Arsyeja për tendencën e përkeqësuar, sipas ekonomistëve para së gjithash qëndron në rezultatet e dobëta ekonomike të reflektuara nëpërmjet realizimit të ngadalshëm të punësimeve të reja, ndërsa nga ana tjetër është edhe rritja e ngarkesës së FSHP-së, e cila mbulohet me mjete buxhetore. Sipas të dhënave aktuale, në 1.8 të punësuar ka një pensionist, raport i cili llogaritet si ekonomikisht i paqëndrueshëm. /Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button