Vetëm në mbrëmjen e djeshme, 109 aksidente

Policia e Kosovës njofton se të gjitha rrugët në tërë vendin janë të kalueshme por me vështirësi.

Pas reshjeve të borës, sipas Policisë, mbrëmë janë shkaktuar 109 aksidente, ndërsa nga to 19 kanë qenë me lëndime.

“Në Prishtinë kemi pasur disa aksidente, por vetëm me dëme materiale. Në rrugën e ‘Bledit’ ka pasur një aksident ku janë përfshirë 8 vetura, pastaj në rrugën ‘Eqrem Qabej’ dhe ‘Isa Kastrati’ ka pasur 3 aksidente me 15 vetura të përfshira. Për shkaqe sigurie, njësitet policore kanë bllokuar rrugët më të rrezikshme për aksidente në trafik”, ka thënë për TV Arta zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha.

Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në trafik dhe të jenë të pajisur me pajisje dimërore.

Hoxha po ashtu ka njoftuar se në të gjitha pikat kufitare nuk ka pritje të gjata të mërgimtarëve. Ai ka thënë se qarkullimi në to po zhvillohet normalisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button