Në Lazaropole më së shumti borë, në Kumanovë më ftohtë

Në Lazaropole sot në mëngjes janë matur 21 centimetra dëborë, në Mavrovë 20 dhe 19 centimetra në Pozharane.

Siç kumtoi DPHM, sasia e borës në Tetovë është 12 centimetra, në Krushevë nëntë, në Berovë pesë, në Shkup – Zajcev Rid katër, në Shkup Petrovec tre dhe në Prilep dhe Pretor dy centimetra. Deri në orën shtatë kanë rënë 29 litra në metër katërorë reshje në Dibër, 27 në Ohër, 18 në Mavrovë, 15 në Pozharane, 11 në Gjevgjeli, 10 në Lazaropole, Tetovë, 7 në Vinicë, 5 në Pretor, Krushevë, 4 në Strumicë, Prilep, 3 në Shkup – Z.Rid, Manastir, Kriva Palankë, 2 në Shtip, Berovë 1 në Kavadarci, Pozhar, Demir Kapi.

Këtë mëngjes më ftohtë ishte në Gjurishte dhe Kumanovë, minus 8 gradë, Shkup, Pozharane, Berovë, Shkup Petrovec, Kriva Pallankë minus gjashtë, minus pesë në Tetovë, Pozhar, Prilep, Shtip, Mavrovë dhe Topolçani minus katër, Kavadar dhe Vinicë minus tre, Strumicë dhe Demir Kapi minus dy, minus një në Manastir, Dibër, Pretor, Krushevë, Lazaropole dhe zero gradë në Gjevgjeli dhe Ohër një gradë Celsius.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button