Hiqet ndalesa për kamionët në Strazhë, Mavrovë dhe në Presekë

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa dhe ngecje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar ka në Manastir dhe në Makedonski Brod deri në 100 metra, si dhe në Pletvar deri në 50 metra, kumtoi LAMM.

Ndërkohë është hequr ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese që ishte vendosur në qafën e malit Strazhë, në aksin rrugor krahu Mavrovë-Mavrovë dhe në Presekë.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button