Besimi takohet me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Fatmir Besimi sot mori pjesë në takimin përmbyllës të vitit me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të akredituar në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë këtij takimi Zëvendëskryeministri i informoi të pranishmit me rezultatet e diskutimeve gjatë vizitës së fundit në Bruksel dhe në Institucionet Evropiane, si dhe i informoi për hapat e fundit që Maqedonia i ka ndërmarr për tejkalimin e gjetjeve të Raportit të Komisionit Evropian për paparimin e realizuar të Republikës së Maqedonisë gjatë vitit 2013.

Besimi rikonfirmoi përkushtimin që jep Qeveria e Republikës së Maqedonisë në zbatimin e reformave dhe në rrugën euroatlantike të vendit. Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se çdo vend anëtar i BE-së paraqet partner të rëndësishëm për integrimin tonë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu  ri konfirmoi angazhimin që bën vendi për të zgjidhur çështjet e hapura me vendet fqinje dhe me këtë rast ai informoi se ka kërkuar përkrahjen e vendeve anëtare të BE-së, me qëllim që të lehtësohet tejkalimi i dallimeve ekzistuese me Greqinë dhe Bullgarinë.

Zëvendëskryeministri shprehi pritjet se në Samitin e Dhjetorit vendet anëtare do ta njohin përparimin e Republikës së Maqedonisë të konfirmuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian dhe se do të jepet sinjal për vazhdimin e reformave në vend të cilat janë të përfshira në Dialogun Aderues të Nivelit të Lartë.   

Lajme të ngjashme

Back to top button