OSBE, MPB kompetente për pastrimin e listës zgjedhore

Dilemat se cili institucion është përgjegjës për pastrimin e listës së votuesve, janë zgjidhur sot nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it. 

Ata kanë theksuar se MPB është ajo që ka aktualisht kompetencat për pastrimin e regjistrit të votuesve, ndërsa kanë kërkuar që ato t’i kalojnë plotësisht Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). 

Eksperti i OSBE-së, Zoran Gjokoviq, ka theksuar se KSHZ ka kapacitete të kufizuara për të udhëhequr me regjistrim e votuesve dhe se kjo është arsyeja që ai ndodhet aktualisht nën kompetencë të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS).  

“KSHZ nuk ka metodologji mjaftueshëm të hollësishme me të cilën do të mund të vlerësojë mospërputhje eventuale mes listës së votuesve dhe të dhënave për votuesit, ose për keqpërdorimin e mundshëm të veprimeve për regjistrimin e votuesve”, ka theksuar eksperti. 

Me masat që propozohen nga OSBE/ODIHR dhe nga partitë politike, pritet të mos përsëriten absurditetet e zgjedhjeve të kaluara, kur në një adresë ishin regjistruar madje më shumë se 100 banorë, votues. 

Gjithashtu, me masat e rekomanduara pritet që lista e votuesve të pastrohet nga emrat e personave të vdekur dhe të parandalohet keqpërdorimi i emrave të shtetasve që ndodhen jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button