Liberta Spahiu: Ja pse u ndava nga Getoari

Liberta Spahiu ka treguar arsyen se pse i ka dhënë fund lidhjes së saj me reperin Getoar Selimi.

Ajo ka thënë se, kanë pasur probleme për shkak të punës së saj si gazetare.

“Unë më shumë e du punën teme se gjithçka tjetër”,- ka thënë Liberta.

Këto deklarata ajo i bëri e pyetur nga Blero në një darkë të organizuar nga prezantuesja e njohur, në kuadër të programit festiv të “Klan Kosova”.

Blero pyet Libertën direkt në emision për lidhjen e saj me Getoar Selimin. Liberta është kapur në befasi në emisionin e saj, saqë për një moment nuk ka mundur t’i gjejë fjalët.

Blero e ka pyetur drejtpërdrejtë Libertën se, çfarë ka ndodhur për lidhjen e saj me Getin dhe pse janë ndarë. Pas një pauze, Liberta ka treguar se, ai ishte shumë xheloz me të dhe profesionin e saj dhe kjo ka zgjedhur karrierën, e për këtë arsye ka ardhur deri tek ndarja.

Pyetja ka ardhur në emisionin special të “Prive”, derisa janë marrë vesh që yjet t’i bëjnë Libertës nga një pyetje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button