Agan Sulimani nga Kumanova, futbollisti i talentuar 10 vjeçar (VIDEO)

10 vjeçari, Agan Sulimani nga Kumanova ndonëse i vogël me moshë, ka shfaqur talentin e një futbollisti premtues, me perspektivë. Sipas trajnerit të tij, ai aktualisht luan me gjenerata lojtarësh 1-2 vjet më të mëdhenj dhe është më i miri në mesin e tyre. Babai i Aganit, konfirmoi për Portalb se ndonëse tepër herët, për Aganin janë interesuar edhe ekipe tjera.

“Më pëlqen shumë futbolli. Kam shumë dëshirë të jap gola.”-tha vetë Agani.

Ai konfirmoi se i pëlqen ta organizojë lojën, si mesfushorë. Ndërsa i pyetur se çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet, ai u shpreh: “Kur të rritem dua të bëhem futbollist, si Ronaldo.”

Sipas babait, Shenasi Sulimani futboll luajnë të dy djemtë e tij, Omeri (2003) dhe Agani (2005) porse për dallim nga vëllai, Agani është shumë më i qetë, siç theksoi vetë “Është shumë i qetë, nuk fjaloset fare, nuk shikon asgjë tjetër pos të bëjë lojën.”

“Agani çdo ditë luan futboll në lagje me shokë, di të luajë shumë mirë me top, e pason saktë, ka shumë talent në këtë drejtim.”-tha babai. Sipas tij, më parë Aganin e ka kërkuar trenjeri i ekipit ‘Eurosport’ për një lojë në Nish, ndërsa interes për të ka shfaqur edhe menaxheri i F.C. ‘Gent’, ekipë kjo në ligën e parë të Belgjikës. Babai e përkrah të birin, por vlerëson se është në formim e sipër dhe se është ende shumë i vogël për t’u transferuar.

“Për moshën që e ka është shumë i talentuar. Di të punojë me top. E ka teknikën e përsosur të futbollit. Është një futbollist që premton shumë. Është një lojtar me perspektivë.”-u shpreh trajneri, Mustaf Ebibi, “Është anëtar i shkollës së futbollit ‘Goblen’ dhe merr pjesë në Ligën e Fëmijëve të organizuar nga Federata e Futbollit e Maqedonisë, për gjeneratën 2004 e herë pas here me gjeneratën 2003. Si trajner e favorizoj pasiqë luan standard në ekip. Ka edhe lojtarë të tjerë të mirë, por Agani është lojtar i veçuar për gjeneratën 2004-200agani3.”

“Ka 1 vit që kur është anëtar në ‘Goblen’. Është duke u formuar si lojtar. Vazhdimisht merr pjesë në gara në kampionat, rregullisht luan.”-shtoi.

Ndryshe, sipas Ebibit, shkolla e futbollit ‘Goblen’ merr pjesë në Ligën e tretë me të rriturit që nga viti 2012. Të vegjlit ushtrojnë tashmë 1, 5 vjet, ndërsa  shkaku i Aganit i kemi paraqitur në sistem të garave, në Ligën e fëmijëve në shtator, 2015. Liga e fëmijëve nuk ka tabelë, ekipet më të mira luajnë në Play off./Portalb.mk

Në videon e mëposhtme, Aganin mund ta shihni prej minutës 11:30:

 

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button