NATO refuzon Malin e Zi

Mali i Zi nuk do të anëtarësohet vitin e ardhshëm në NATO. Shkak për refuzimin e anëtarësimit, është vendimi i Aleancës për të pritur Maqedoninë në zgjidhjen e kontestimit të emrit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta malazeze “Dnevne Novine”, e cila i referohet burimeve pranë NATO-s.

Gazeta shkruan se NATO këmbëngul që pranimi i dy shteteve kandidate të bëhet njëherësh. Mali i Zi ka përmbushur tashmë të gjitha kushtet për anëtarësim, por si duket nuk do të pranohet në NATO as vitin e ardhshëm.

Ajo që i mbetet si detyrë qeverisë malazeze është të rrisë përkrahjen e qytetarëve, për integrimin në strukturën ndërkombëtare të sigurisë.

Sipas një ankete të “Qendrës për Demokraci dhe për të Drejtat e Njeriut, 45% e qytetarëve të Malit të Zi janë kundër anëtarësimit në NATO, përkundër 38% të qytetarëve që e mbështesin atë.

Lajme të ngjashme

Back to top button