Transporti publik, çmimet e biletave nuk ndryshojnë, studentët falas

Të gjithë studentët e rregullt në universitetet shtetërore do të mund të shfrytëzojnë transport publik falas në të gjitha linjat, për këtë do të marrin kartelë nga ndërmarrjet publike transportuese.

Nga ky vit starton edhe projekti “e mërkura e nxënësve të shkollave të mesme”, i cili parashikon, që të gjithë nxënësve në vend çdo të mërkurë t’u sigurohen bileta falas për transportin hekurudhor, teleferikun në Vodno, për në kinema dhe në teatër.

Dy projektet e rinj i ka paralajmëruar kryeministri Nikolla Gruevski më 7 dhjetor në fjalimin në akademinë solemne me rastin e festës shtetërore Shën Klimenti i Ohrit.

Çmimi i biletës në autobusët e Ndërmarrjes të Transportit Publik, NTP-Shkup, e cila blihet te shoferi edhe pas vendosjes së sistemit të ri elektronik, nuk do të ndryshohet dhe do të jetë 35 denarë, e jo 60 denarë, siç u paralajmërua paraprakisht. Kështu parashikon propozon-vendimi për të cilin Këshilli i Qytetit të Shkupit duhet të debatojë në seancë të martën, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button