KSHZ-ja nuk ka shqip në ueb faqe

Në ueb faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor(KSHZ), mungon gjuha shqipe dhe gjuhët tjera të bashkësive etnike në vend.

Të gjitha informacionet e plasuara nga ciklet e kaluara zgjedhore janë të publikuara vetëm në maqedonisht, (pos verifikimit të listave zgjedhore) secilën informatë që duam ta marrim e kemi vetëm në gjuhën maqedonase.

Nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi, thotë se po punojnë në atë drejtim dhe se pikërisht prej nesër informacionet do të mund të gjenden jo vetëm në shqip, por edhe në gjitha gjuhët tjera që fliten ne Maqedoni.

‘Të martën (sot) kemi mbledhje ku do ta miratojmë pamjen e ueb faqes së re e cila do të jetë në përdorim prej ditës së mërkurë, ku janë të parapara edhe gjuhët të cilat do të përdoren, përvec  gjuhës maqedone, do të jetë gjuha shqipe, angleze, turke, rome si dhe serbe, sipas preambulës së Maqedonisë dhe kjo do të jetë në funksionim prej ditës së mërkurë’ tha Jakupi.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ose KSHZ, sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, është e obliguar për realizimin e të gjitha zgjedhjeve në Maqedoni. KSHZ-ja përbehet nga kryetari, nënkryetari dhe pesë antarët tjerë. Të gjithë anëtarët e KSHZ-së i zgjedh Kuvendi republikan me koncensus politik./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button